10.7 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak i papërballueshëm për Kosovën

Vetëm pesë muaj pasi FSK-ja morri mandatin e ushtrisë po kërkohet që shërbimi ushtarak të bëhet i obligueshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se duhet të jetë i obligueshëm shërbimi ushtarak në Kosovë, sipas modelit të Zvicrës dhe vendeve tjera.

Kjo parti thotë se kjo do të garantonte mbrojtje efektive nacionale dhe “i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive partnere në NATO”.

Por ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrari, tha se ky proces është shumë i kushtueshëm, madje i ka quajtur këto deklarata më shumë politike se sa reale.

Sipas tij, nëse llogariten vetëm 1 mijë veta për 6 muaj shpenzimet mund të shkojnë deri në mbi 50 milionë euro, prandaj ai thotë se buxheti i Kosovës nuk mundet ta përballojë një kosto të tillë.

Ndërsa komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha, se janë duke hartuar një plan që të aktivizohen gjeneratat e reja dhe t’i mësojnë njohuritë bazike të ushtrisë.

Komandanti i FSK-së, shton se këto njohuri bazike do të epen për civilët e rinj, sepse në të ardhmen nuk mund të dihet se çka mund të ndodhë, andaj sipas tij, nevojitet mobilizim i përgjithshëm.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...