8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës i del në ndihme kolegëve në kërkimet në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit“

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se më 3 maj ka pranuar një thirrje për ndihmë në veri të Shqipërisë, në qytetin e Burrelit, pas një aksidenti të rëndë të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit.

Sipas njoftimit, rrëshqitja e dheut ishte pasojë e vërshimit të ujit nga një prej rezervuarëve ujëmbledhës, i cili ka rrëmbyer një mjet pune.

Dyshohet se në atë moment në mjet ndodhej edhe një person, i cili rezulton i zhdukur.

Në përgjigje të thirrjes, një skuadër nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në bashkëpunim me ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Pas një inspektimi fillestar të zonës, është ndërmarrë një kërkim i kujdesshëm, por për shkak të rrezikshmërisë së lartë në terren, procedurat operacionale janë pezulluar.

Kërkimet dhe vlerësimi i terrenit janë vazhduar edhe më 4 maj, ku u konstatua se çdo ndërhyrje tjetër do të përbënte rrezik serioz për jetën e ekipeve të shpëtimit.

Për këtë arsye, është marrë vendimi për të pezulluar përkohësisht operacionin, deri në një njoftim të dytë nga autoritetet shtetërore shqiptare.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës bën të ditur se është në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse për të vlerësuar situatën dhe për të rinisur operacionin në momentin që do të krijohen kushtet e nevojshme për siguri./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...