11.6 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Sherr mes të miturve në Kukës, plagoset me thikë 15 vjeçari – dërgohet në Spitalin e Prizrenit

Një sherr mes të miturve ka ndodhur sot në Kukës, duke lënë të plagosur një 15 vjeçar.

Policia sqaron se rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, raporton Top Channel./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...