Për nderë të Ditës së Flamurit, është organizuar një shfaqje nga nxënësit klasës së mësueses, Nora Taraku nga shkolla “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë.
Kjo shfaqje me motive patriotike, është realizuar nën regjinë e artistit pejan, Agon Bala në skenën e kinemasë “Jusuf Gërvalla”, derisa nuk kanë munguar befasitë.
Publiku nuk ka mundur të përmbahet nga lotët, kur në skenë është paraqitur veterani i luftës, Shpetim Agusholli.
“Ju dua fëmijē të dashur. Ju dua për çdo gjë që e dhatë për Atdheun. Ju dua yjet e mi. Falemnderit për diciplinen dhe respektin tuaj. Rroftë Shqipëria”, ka thënë regjisori Agon Bala, në respekt të nxënësve që u përkushtun maksimalisht për këtë shfaqje. /Njeshi/