23.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Shfaqja ‘Të negociosh paqen’ prezantohet në Zagreb

Shfaqja “Të negocosh paqen” e Qendrës Multimedia do të prezantohet sot më 7 qershor në Teatrin Kerempuh në Zagreb të Kroacisë.

Sipas njoftimit nga Qendra Multimedia, shfaqja do të prezantohet në edicionin e 48-të të festivalit “Ditët e satirës – Fadil Hadžić”.

“Festivali ‘Ditët e satirës – Fadil Hadžić’ është festival ndërkombëtar i Teatrit Kerempuh, i cili që nga viti 1976 mbahet çdo vit në qershor, me qëllim të promovimit të shfaqjeve cilësore të satirës dhe komedisë dhe, mbi të gjitha, përballjes së publikut me problemet aktuale të përditshmërisë sonë përmes elementeve të pashmangshme të humorit dhe satirës, duke e pasuruar jo vetëm jetën kulturore, por edhe vetëdijen shoqërore. Ditët e Satirës Fadil Hadžić çdo vit na kujtojnë rëndësinë e humorit dhe satirës që na bëjnë më tolerantë, na lidhin me të tjerët, na mësojnë, na japin pikëpamje të reja për botën”, njofton Qendra Multimedia.

“Prezantimi në këtë festival që është ndërtuar mbi parimin e lirisë së fjalës dhe rezistencën kundër cenzurës, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qendrën Multimedia. ‘Të negociosh paqen’ është shfaqje që ballafaqon shoqërinë me dinamikat e tryezave të negociatave që përcjellin shoqëritë e pasluftës dhe me pyetjet e vështira se kush e ka legjitimitetin të negociojë paqen dhe a është falja një akt kolektiv, apo individual si dhe a përfaqësohen zërat e viktimave në këto tryeza, si kategoria e shoqërisë që i vuan më së shumti humbjet dhe pasojat nga luftërat”,  njofton qendra.

Prezantimi në Zagreb i shfaqjes “Të negociosh paqen” vjen pas prezantimeve nëpër festivale e teatro të ndryshme evropiane në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Gjermani, Çeki dhe u paraprin prezantimeve të mëvonshme të shfaqjes në Itali e në Mal të Zi në festivalin Mittelfest, përkatësisht festivalin FIAT.

Sipas njoftimit të QM-së, Negotiating Peace e Qendrës Multimedia, e cila u dha premierë më 16 tetor në Teatrin ODA, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të kritikës ndërkombëtare. Mediet The Guardian e Britanisë, Politis e Francës e Taggespiegel e Gjermanisë e vlerësuan atë për relevancën shoqërore e qasjen e veçantë ndaj një çështje politikisht të komplikuar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...