17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Shfaqjet dhe programi i Teatrit të Gjakovës, flet drejtoresha Albulena Kryeziu-Bokshi

Teatri i Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, vazhdon të mbetet një ndër institucionet që pasqyron më së miri jetën artistike të qytetit të Gjakovës.

Në një intervistë për Telegrafin, drejtoresha e këtij teatri Albulena Kryeziu – Bokshi tha se në fillim të punës së saj si drejtoreshë, Teatri i Gjakovës ka qenë pa repertuar.

“Puna ime ka filluar që nga viti i kaluar, e kam gjetur në një moment kur teatri realisht nuk ka pasur repertuar, dhe besoj që puna më e madhe që është bërë së bashku me ekipin, ka qenë repertuari, vendosja e një orari mujor, që publiku të informohet për shfaqjet që do të luhen”, tha Kryeziu – Bokshi.

Ajo po ashtu foli edhe rreth asaj se si ka qëndruar Teatri i Gjakovës, me numrin e shfaqjeve ekzistuese, të cilat publiku ka qenë i interesuar t’i shohë nga afër.

“Kur kam ardhur në postin e drejtoreshës, në Teatër kanë qenë disa shfaqje të realizuara, shfaqje shumë të mira të viteve të kaluara, ku tri prej tyre janë rikthyer në repertuar, ku dy prej tyre do të vazhdojnë të jenë në repetuar, sepse janë shfaqje që ende kërkohen nga publiku.”, shtoi tutje Kryeziu – Bokshi.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë me drejtoreshën e Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë, Albulena Kryeziu – Bokshi./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...