1.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Anglia – Shqipëria

Të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley”, për ndeshjen e parë kualifikuese Angli–Shqipëri, janë shitur.

Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Në njoftimin e FShF-së, thuhet se ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares “Kuqezi” për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit.

Ndeshja Angli–Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...