1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Shitet me çmim marramendës skeleti i një dinozauri

Një skelet i gjatë rreth shtatë metra i kafshës së lashtë të quajtur triceratops është shitur për një çmim të pabesueshëm prej 7.7 milionë dollarësh në një ankand në Paris.

Dinozauri, i emërtuar “Big John”, sipas pronarit të tokës ku ishin gjetur eshtrat, u shit të enjten nga shtëpia e ankandeve “Hotel Drouot”, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Skeleti do të kthehet në “shtëpinë” e vet, sepse është gjetur në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe u ble nga një pronar i paidentifikuar amerikan.

Çmimi i shitjes ishte disa fish më i lartë se parashikimi i shtëpisë së ankandeve, e cila priste që skeletin e veçantë ta shiste për 1.4 deri në 1.7 milion dollarë.

“Është rekord për Evropën”, tha Alexandre Giquello, zyrtar për ankande dhe kryetar i grupit “Drouot Group”.

Mbetjet e kafshës së lashtë përbëhen nga 200 eshtra dhe thuhet se janë arritje e rrallë dhe e rëndësishme në gjetjen e objekteve të lashta.

Skeleti ndodhet në Librin e Rekordeve Guinness, si skeleti më i madh i njohur i një triceratopsi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...