16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Shiu shkaktoi vështirësi kalimi në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Si pasojë e reshjeve të shiut, në rrugën nacionale Ferizaj – Prishtinë, në afërsi të pompës së derivateve “Euro Miti”, është grumbulluar një sasi e konsiderueshme uji, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Shiriti në drejtim të Prishtinës është pothuajse i bllokuar, ndërsa automjetet po shfrytëzojnë pjesën e trotuarit për të vazhduar lëvizjen.

Patrulla e trafikut është e pranishme dhe po asiston në menaxhimin e situatës.

Për situatën janë njoftuar Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe zyrtarët nga Ministria përkatëse. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...