8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

SHKA ‘Përparimi’ do të jetë pjesë e Programit Qëndror Festiv në RTV 21

Shoqëria Kulturo-Artistike ‘Përparimi’ i Pejës, ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e programit qëndror festiv të ndërrimit të moteve në RTV 21.

Realizimet audio-muzikore janë finalizuar pas një muaj ushtrimesh të përditshme, ndërsaqë këtë të Mërkurë kjo shoqëri u ngjitë në skenën festive të RTV 21, për programin qendror 2024.

‘Janë një kolazh këngësh të zgjedhura me kujdes nga pasuria e këngëve popullore shqipe, për të cilët këngëtarët dhe orkestrina kanë punuar për rreth një muaj. Realizimi studik është kryer nga prof.Dr. Valton Beqiri ndërsa pjesa e klarinetës ka pasuar nga mjeshtri ynë Sead Muqa – Sei. Tani jemi në skenën e programit festiv në RTV 21 dhe shpresoj se publikut do ti pëleqej puna jonë artistike, në mbrëmjen e ndërrimit të moteve.’-deklaroi Afrim Gruda – kryetar i SHKA ‘Përparimi’ në intervistë për ‘RADIO 1’.

Gruda tutje shoti se nga aspekti financiar projekti është përkrahur nga presidenti i ‘ELKOS Group-Etc’ Ramiz Kelmendi, siç edhe është deklaruar me falënderim në faqen zyrtare të kësaj shoqërie, në facebook.

‘Nga xhirimet festive 2024 për Programin qendror të RTV 21. Mbështetës financiar i projektit tonë artistik-muzikor ‘ELKOS GROUP-ETC’ dhe presidenti i saj z. Ramiz Kelmendi.’-shkruan kjo shoqëri./RADIO 1/

Momente nga përgatitjet muzikore
Momente nga përgatitjet muzikore

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...