4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Shkaktohen dëme në kryeqytet për shkak të erërave të forta

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të erërave të forta janë shkaktuar disa dëme në ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.

Siç bëhet e ditur përmes një postimi në Facebook nga kjo drejtori, ekipet kanë dalë në terren për sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.

“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...