Raste e dhunës në familje po vazhdojnë të jenë prezente në shoqërinë tonë. Dy raste janë shënuar dje në qytetin e Pejës.
Në raportin e Policisë së Kosoës është treguar për arrestimin e dy personave.
· Pejë 15.10.2024 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Pejë 15.10.2024 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Njeshi/