21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Shkaku i fluksit të madh në Merdare, Policia kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera kufitare

Policia e Kosovës nëpërmjet një kumtese ka bërë të ditur se për shkak të fluksit të madh pritjet e bashkatdhetarëve në pikëkalimin kufitar Merdare hyrje/dalje janë deri në katër orë teksa u ka bërë apel që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare si atë Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritje të gjata.

Policia tutje thotë se koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët e tyre.

 

“Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta (shih tabelën më poshtë)”.

“Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...