16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Shkarkimi ose jo i kryetarëve në veri, kjo është lista e Qendrave të votimit në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut

Të dielën, më 21 prill qytetarët e veriut do t’i drejtohen kutive të votimit për të shkarkuar ose jo katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

E tashmë KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi të zhvillohet pa pengesa.

KQZ e ka bërë të ditur edhe listën e Qendrave të Votimit në katër komuna.

Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Më poshtë mund t’i gjeni listat. /Njeshi/

 

     

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...