Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë shkatërruar një rrjet trafikantësh droge në Itali dhe Shqipëri, tha të enjten agjencia policore evropiane, Europol.
Gjatë këtij aksioni u arrestuan 30 të dyshuar dhe u bastisen 31 lokacione, ku u përfshinë rreth 350 oficerë, ku u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë vetura.
Një raport i publikuar nëntorin e kaluar nga agjencia e drogës EMCDDA e Bashkimit Evropian tha se rrjetet kriminale në Ballkanin Perëndimor ishin bërë aktorët kryesorë në tregjet rajonale dhe të Bashkimit Evropian të drogës./Njeshi/