Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se në një market, e kishte kanosur bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.
Rasti ka ndodhur të premten në Malishevë, në ora 17:30.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Njeshi/