Futbollistët shqiptarë, po shkëlqejnë në ligat e huaja në mbarë botën dhe janë bërë shumë të kërkuar prej skuadrave të njohura.
Megjithëse shumë i ri në moshë, Leon Shabani, është një emër që pritet të jetë shumë i dëgjuar në botën e futbollit, transmeton ‘RADIO 1’.
I lindur në vitin 2016, në Belgjikë, futbollisti me prejardhje nga Kosova, prej fëmijërisë u shqua për lojën me top dhe tregoi cilësi në futboll.
Atë e regjistruan në futboll në vitin 2022, ku bëri ushtrime intensive në kategorinë e tretë.
Pa kaluar shumë kohë, Leoni ka kaluar në kategorinë e parë, për të nënshkruar kontratë me Club Brugge, që është një prej skuadrave elitare belge.
Me këtë skuadër, Leoni ka nënshkruar kontratë prej dy vitesh, ndërsa atë po e kërkon edhe klubi tjetër AA Gent.
Shërbimet e tetëvjeçarit, tani janë të rezervuara vetëm për Club Brugge, ku është për shqiptari i parë që luan në këtë klub, për moshën e tij.
E ardhmja është e ndritur për Leon Shabanin, të afërmit që e mbështesin dhe kujdesen për të, nuk kanë treguar nëse do të mbetet në Club Brugge, apo mund të jetë pjesë e ndonjë skuadrë tjetër. /Njeshi/