Vëllaznimi sonte arriti fitore me goxha pikë më shumë se Prishtina.
Gjakovarët e mbyllën ndeshjen me rezultat 100-87.
Kjo bëri që skuadra e kryeqytetit të pësojë humbjen e pestë me radhë, dhe të dytën brenda pak kohësh ndaj vendasve me të cilët të dielën i matën forcat.
Që të dy ekipet kur hynë në sallë për t’u përballur në kuadër të xhiros së 14-të të ProCredit Supërligës, kishin nga gjashtë fitore e shtatë humbje.
Edhe në tre çerekët e parë Vëllaznimi ishte në epërsi ndaj Prishtinës. Të parin, gjakovarët e mbyllën 26-17, kurse të dytin me rezultat 27-19, të tretin me 28-19.
Mysafirët grumbulluan më shumë pikë veç në çerekun e katërt, ku ato ishin 19-32.