4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qëndruar sot në ambientet e Klan Kosovës, ku është pritur nga sipërmarrësi Shkëlqim Devolli dhe gazetari Adriatik Kelmendi.

Diplomati amerikan, i cili gjatë mandatit ka qenë mbështetës i madh i medias, ka qëndruar në televizionin kosovar, derisa është duke zhvilluar takimet lamtumirëse, në përfundim të mandatit të tij në Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka marrë udhëheqjen e ambasadës amerikane në Prishtinë në janar të vitit 2022, kurse javën tjetër përmbyll angazhimin e tij diplomatik.

ART

I konsideruar si mik i madh i Kosovës, diplomati Hovenier gjatë karrierës së tij në shërbimin e jashtëm amerikan ka qenë shpesh i lidhur me temat kosovare, duke filluar nga Konferenca e Rambouillet-së e deri në ditët e sotme./Njeshi&KlanKosova.tv/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...