2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Shkëlqim Devolli niset drejt SHBA-së, pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit Trump

Afaristi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, ka udhëtuar sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Pronari i “Devolli Corporation” ka marrë ftesë nga ekipi organizues i ceremonisë që mbahet në Washington DC, ku Presidenti i 47 i SHBA-së do të japë betimin solemn, para se të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.


Në mesin e personaliteteve të cilët do të jenë më 20 janar në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët amerikanë, kongresistë e senatorë, si liderë politikë dhe liderë të biznesit nga e gjithë bota.

Dita e inaugurimit përfshin një ceremoni zyrtare të betimit, performanca muzikore, paradë festuese dhe një numër ballosh zyrtare.

Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance gjithashtu do të bëjë betimin, duke iu bashkuar Trumpit në skenë për të filluar zyrtarisht administratën e tyre të re.
Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli edhe dy herë të tjera ka pasur rast ta takojë Presidentin amerikan, Donald Trump. Herën e parë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, si dhe me rastin e martesës së bijës së tij, Tiffany me Michael Boulos.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...