8.4 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar sekretin e espresos së përsosur

Mënyra se si të bëhet një kafe espreso perfekte është debatuar shumë mes ithtarëve të kafes. Tani një grup shkencëtarësh thonë se kanë përgjigjen dhe kanë veçuar përbërësin sekret – dhe ai vjen para se të fillojë bluarja.

Studiuesit kanë zbuluar se një sasi e vogël uji e shtuar në kokrrat e kafesë përpara procesit të bluarjes krijon një espreso më të qëndrueshme dhe më të shijshme, për të cilin ata thonë se do të ndihmojë kafe-baret dhe prodhuesit industrialë të kafesë të kapërcejnë një pengesë të madhe.

Kur kafeja bluhet, fërkimi midis kokrrave krijon elektricitetet, duke bërë që grimcat të grumbullohen së bashku në mulli.

Hulumtimi zbuloi se shtimi i ujit në këtë proces redukton elektricitetin e prodhuar, duke rezultuar në më pak mbetje kafeje dhe shije më të forta.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu ndryshime në mënyrën e përgatitjes së espresos kur kombinohet uji me metoda të ndryshme bluarjeje, raporton theguardian. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...