20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Shkëndija luan baras në udhëtim te AIK-u

Shkëndija ka arritur të nxjerrë barazim 1-1 në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Konferencës kundër AIK-ut.

Në sfidën e zhvilluar në Friends Arena në Solna të qarkut të Stokholmit, skuadra nga Tetova nxori një rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese.

Mesfushori Ferhan Hasani e zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë të takimit duke rrëmbyer një top nga mbrojtësit vendas dhe duke shënuar.

Rastet vazhduan edhe në fraksionin e dytë të lojës, ndërsa ‘Buba’ rrezikoi sërish nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë, por topi u devijua nga muri mbrojtës.

Duke qenë se në ndeshjen kthyese (11 gusht) është vendas, Shkëndija është favorit për të vazhduar në fazën e ‘play-offit’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...