22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Shkolla “Asdreni” në Pejë njofton se nesër nuk do të mbahet mësim

Shkolla “Asdreni” në Pejë, ku vijonte mësimet 5-vjeçari i cili vdiq mbrëmë si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim.

Në njoftimin e tyre në faqen e Facebookut thuhet se mësimi nuk do të mbahet për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut.

“Njoftohen nxënësit dhe prindërit se për shkak të  situatës së krijuar në Lagjën “2  Korriku”, nga reshjet e shiut, nesër me datë 26.06.2023, nuk mbahet mësim. Të  qëndrojmë s’bashku në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, shkolla “Asdreni” më herët përmes një postimi ka shprehur dhimbjen për dy viktimat në Pejë.

“Jemi të tronditur për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku humbën jetën nxënësi jonë  Dion Ademaj me nënën e tij Mirsadën. Sot, bashkëndjejmë  thellë  dhimbjen me familjarët e të humburëve  dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore. Dion preku thellë në shpirt shokët dhe shoqët e klasës së bashku me mesuesën  e tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi  për juve”, thuhej në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...