Nxënësit e klasës së III-të dhe asaj të VIII-të të Shkollës së Mesme të ultë ‘Lidhja e Prizrenit’ në Pejë, me një aktivitet kulturor që e realizuan në hapësirat e jashtme të kaj shkolle, shënuan sot 28 Nëntorit – festën e shumëfishtë kombëtare.
Ishin këta nxënësit e dy gjeneratave të mësueses Toska Gashi, me kujdestaren aktuale në klasë të VIII-të Valbona Goga, që me program të larmishëm, debutuan para mësimdhënësve, prindve dhe bashkëmoshatarëve të tyre.
Programi u përcollë me këngë, valle e recitim, nën hijeshinë e ngjyrave kuq edhe zi.
Ndryshe, 28 Nëntori, është festë e shumëfishtë kombëtare, ku shënohet dhe nderohet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njihet edhe si Dita e Flamurit. Poashtu kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së.
Programi është mbështetur në organizim nga Drejtoresha e shkollës Mejreme Shatri dhe zv/Drejtoresha Albina Mala-Jevriç./Njeshi&RADIO1/