2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Shkon në 2 numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në Mannheim

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe disa janë lënduar pasi një veturë u përplas në një turmë njerëzish në Mannheim të Gjermanisë, raporton Deutsche Welle.

Policia tha se shoferi u paraburgos. Ai është një gjerman 40-vjeçar, sipas ministrit të Brendshëm të shtetit Thomas Strobl

Policia tha se është e paqartë nëse ka të tjerë të përfshirë.

Fillimisht, Policia tha se ishte një person i vdekur, ndërsa më pas u raportua se numri i të vdekurve është dy

Autoritetet dërguan një alarm në aplikacionin Katwarn për t’i kërkuar publikut në Mannheim që ta shmangin qendrën e qytetit. Aplikacioni përdoret nga zyrtarët për të komunikuar informacione rreth emergjencave të mëdha.

Spitali Universitar Mannheim tha se zbatoi një plan urgjence në rast të një incidenti të mundshëm viktimash masive./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...