Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2701 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.
Kurse numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 13,572, shkruan CNN.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri u rrit në 1050. Agjencia e re SANA raporton 570 vdekje në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 480 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita.
E në Turqi numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 1651, sipas nënpresidentit të Turqisë Fuat Oktay. Tani ka 9,733 persona të plagosur në Turqi, tha gjithashtu Oktay.
Të paktën 11,119 persona janë plagosur në Turqi dhe 2,453 janë plagosur në Siri pas tërmetit./Njeshi/