16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Rritet numri i viktimave nga tragjedia në Koçan, Toshkovski: 59 të vdekur, 155 të lënduar

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic, raportoi “Alsat-M”.

Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

Për katër persona është lëshuar fletarrest qendror lidhur me zjarrin në diskotekën e Koçanit, i cili shpërtheu mbrëmë, dhe në të cilin sipas informacioneve me të cilat disponojnë autoritetet deri në orën 11:30 kanë humbur jetën 59 persona, prej të cilëve 35 janë identifikuar, prej tyre 31 janë nga Koçani, katër nga Shtipi.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, aktualisht vepron në Ministrinë e Ekonomisë, nga ku po sigurohet dokumentacioni për diskotekën në fjalë, si dhe personat e lidhur me të”, tha Toshkovski.

Ministri theksoi se në këtë moment nuk mund të thotë më shumë për katër personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...