15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Shkreli turistik dhe disa fshatra tjerë tash e 4 ditë pa rrymë, KEDS nuk ua hap as telefonin

Fshati turistik Shkrel bashkë me disa fshatra tjerë të Rugovës, kanë hyrë sot në ditën e katërt pa furnizim me energji elektrike.

Banorë dhe përfaqësues të ekonomive biznesore e turistike atje, pohojnë tek ‘RADIO 1’, se KEDS as që ua hap telefonat.

KEDS nuk i përgjegjet as thirrjeve të ‘RADIO 1’.

Pas ankesave edhe të disa frekuentusve të asaj ane, të cilët ishin të akomoduar në ‘Grand Hotel Resrot Belushi’, ‘RADIO 1’, ka pyetur përfaqësuesit e këtij hoteli.

“Në ditën e parë ose të dytë na kanë thënë po i nisim ekipet, mirëpo pastaj as neve nuk na janë lajmëuar në telefon. Kjo dëmton rëndë edhe biznesin, ekonominë. Po funksionojmë me gjeneratorë dhe turistëve po mundohemi tu ofrojmë kushtet maksimale.’-deklaron Besnik Shabi – Drejtor Gjeneral i ‘Grand Hotel Resort Belushi’ në Shkrel.

Ende nuk dihet a bëhet fjalë për prishje apo reduktime.

“Nuk mund ta dijnë as ata se çka bëhet fjalë, sepse as që kanë dalur këndej.’-shprehet një tjerë banor rezident i Shkrelit.

Për rastin pritet të reagojë me prononcim edhe Ministria e Ekonomisë./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...