29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Shkup: Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni pritet në Kryeministri nga Talat Xhaferi

Kryetari i Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni, bashkë me deputetin e kësaj partie, Luan Aliu, kanë shkuar për vizitë te Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili vjen BDI.

Hyseni tha se pak ditë para se të bëhej kryeministër, Xhaferi kishte qenë në Gjilan.

“Bashkë me deputetin Luan Aliu, drejtorin e DKRS dhe mikun tonë Ismet Sylejmani, ishim për vizitë te Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Pak ditë para se të bëhej Kryeministër, duke qenë Kryetar Kuvendi, z. Xhaferi nderoi Gjilanin me prezencën e tij. Ndërkohë, tani na nderoi me pritje në Kryeministri”.

Partia e Hysenit, Vetëvendosje, u përfshi në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit VLEN që ishte kundërshtare e koalicionit Fronti Europian ku bënte pjesë BDI e Ali Ahmetit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...