17.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga Komuna e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka nderuar me titullin ‘Qytetare Nderi’ këngëtaren Shkurte Fejza.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në Instagram.

Artistja e mirënjohur ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, ndërkohë që iu organizua edhe një ceremoni me shumë të pranishëm.

E njëjta së shpejti do të mbajë një koncert në Prishtinë me rastin e 50-vjetorit të karrierës së saj.

Ajo do të performojë më 8 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve e një të tillë do ta mbajë edhe në Tiranë, më 20 qershor.

Shkurta ka një karrierë të bujshme artistike me albume të shumta, e disa prej tyre janë: “Ç’ke Kosovë që po lëshon za”, “Gurrë e shkrepa”, “Oj Kosovë oj nana ime”, “Vdekje s’ka”, “Jo nuk ndahet Mitrovica”, etj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...