4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Shoqata “Atlantiku” kërkon unifikim të faktorit shqiptar në Ballkan

Shoqata “Atlantiku” ka reaguar pas sulmit të djeshëm nga grupet terroriste në drejtim të Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku e u plagosën dy kolegë të tij.

Shoqata “Atlantiku” përmes këtij reagimi thotë se po përcjell me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, ku në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial, rendit kushtetues dhe sigurisë ra polici Afrim Bunjaku e u plagosën dy kolegë të tij.

“Në emër të krejt anëtarësisë i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bunjaku, ndërsa policëve të plagosur ju urojmë shërim dhe rikthim të shpejtë në detyrë. Shprehim mirënjohjen për organet e rendit të Republikës së Kosovës, të cilat me profesionalizmin e tyre parandaluan sot skenarin serb për të shkaktuar një gjakderdhje të re të përmasave të mëdha, që do të çonte në një luftë të re shqiptaro-serbe”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Atlantiku”.

Përmes këtij reagimi Shoqata “Atlantiku” e ka verësuar Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e tij dhënë rendit kushtetues dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, dëshmi kjo e miqësisë së palëkundur e të qëndrueshme afatgjate në mes të ShBA-së dhe popullit të Kosovës.

“Ftojmë faktorin politik shqiptar në Ballkan dhe sidomos në Kosovë për një unfikim të qëndrimeve dhe veprimeve politike kundrejt politikës agresive të Serbisë dhe për krijimin e një fronti të përbashkët politik kombëtar. Në emër të ish-ushtarëve dhe anëtarësisë shprehim gatishmërinë dhe mbështetjen tonë në çdo rast për sovranitetin, institucionet, lidershipin demokratik dhe forcimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...