22.3 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Shoqata e Naftëtarëve: Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, mund të rriten nga tregu global

Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pritjeve në rritje që grupi OPEC+, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët do të bien dakord të vazhdojnë shkurtimet vullnetare të furnizimit me naftë bruto në takimin e ardhshëm të grupit më 2 qershor.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Telegrafin se kjo mund të ndikoj edhe në çmimet e derivateve në vendin tonë.

“Çmimet e derivateve në tregun kosovar përafërsisht sot sillen si vijon: Dizell 1.25 cent deri 1.34 cent, Benzina 1.30 cent deri 1.35 cent. Këto çmime i kemi në treg përafërsisht tërë muajin maj. Sipas informatave nga sot kemi reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC dhe rritje të derivate në BERZ dhe këto rritje kanë reflektim edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani.

Sa i përket çmimit të derivateve në Kosovë, Berjani ka theksuar se për qytetarët do të ishte mirë të jetë çmimi i naftës 1 euro, por që një gjë e tillë nuk varet nga shoqata e as nga qeveria.

“Kjo nuk varet nga shoqata e as qeveria sepse çmimin po e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEC”, u shpreh Berjani.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës tutje tha për Telegrafin se qytetarët janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.

“Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë së Veriut ku është më lirë dizelli sepse ka akcizën më të ulët për 22 cent, ndërkaq benzina është sikurse tek ne”, tha Berjani.

Ai tregoi se çmimet e derivateve në regjion janë si vijon: Shqipëri, Dizelli 1.86 cent kurse Benzina 1.88 cent, në Serbi, Dizelli 1.84 cent dhe Benzina 1.85 cent. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...