21.3 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Shoqata ‘PEJA’ në Londër, Telegram Ngushëllimi për tagjedinë e Pejës

Shoqata ‘PEJA’ në Londër ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vërshimeve të së shtunës në Pejë, e cila u mbyllë me bilanc tragjik, vdekjen e dy personave, djalit 5 vjeçar dhe nënës së tij, pasojë e vërshimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Asllan çeshme’ të Pejës.
Telegrami i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Duke parë pamjet nga mediat sociale mbrëmë dhe sot jemi shumë të trishtuar, duke filluar nga humbjet e jetës e deri tek dëmet e shkaktuara për qytetin dhe qytetarët tone. Këto raste të rënda dhe tronditëse nuk i ndihmojnë askujt e sidomos familjarëve të viktimave. Kjo nuk na ndihmon as neve si mërgimtarë të vendit. Në mërgim lajmet e hidhura janë edhe më të rënda sepse përjetohen në mënyrë më të ngusht. Me këtë mesazh shprehim ngushllimet për familjen Ademaj dhe Hoxhiç. Shprehim ngushllime të sinqerta edhe për kryetarin e pa lodhshëm Gazmend Muhaxheri i cili me përkushtimin e ti më të madhë mundohet të bëjë të pamunduren për qytetarët tonë. Ne si bashkëqytetarë do të jemi me ju gjithmonë dhe si zakonisht do të jemi në bashkëpunim, si me komunen tonë, ashtu edhe me familjarë dhe individ të prekur nga kjo gjendje e papritur.

Peja ashtu siq ka kaluar shumë situata të vështira do të tejkalojë edhe këtë sfidë. Lusim qytetarët të jemi të bashkuar dhe të kontribojmë në mënyrën më të mirë të mundëshme. Një njëri nuk mund të ndihmojë sicilin, mirpo secili njëri mund të kontribojë për diçka dhe për dikë.

Faleminderit gjithë qytetarëve, biznesëve si dhe shtabin emergjent që ka arritur të mobilizohet menjëherë dhe që punojnë pa ndërpre për ti kry këto dukuri që dalin nga e pa pritura. Faleminderit gjithë atyre që po na përkrahin edhe nga vendet tjera.

Të jemi të bashkuar dhe të fuqishem.’-thuhet në Telegramin nga Shoqata “Peja” Londër./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...