11.6 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork, mbështet financiarisht nismën për hapjen e ‘Radio 1’

Komuniteti pejan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëz të dëshmuar të vullnetit të mirë, nëpërmjet Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, kanë mbështetur financiarisht nismën për hapjen e ‘Radio 1’ në Pejë.

Vlera financiare që vullnetarisht është tubuar vetëm brenda pak orësh, kap shifrën prej 6 mijë e 500 qind dollarëve amerikan.

Iniciativa për hapjen e ‘Radio 1’ ka ardhur nga 11 persona, gazetarë e teknik të cilët kohë më parë janë ndarë nga Radio Dukagjini, mediumi të cilit i kanë shërbyer për rreth 20 vite, që nga themelimi e deri tek ngritja e dikurshme e tij.

“Pas rrethanave të krijuara, duke e kuptuar se Peja, rrafshi i dukagjinit, por edhe Kosova po e humbë një radio çfarë e donin dhe e ndërtuan dëgjuesit nga të gjitha anët e botës bashkë me ne, e që ishte deri vonë Radio Dukagjini dhe pas largimit të disa prej nesh, ne u bashkuam në idenë e hapjes së një radioje çfarë dëgjuesi në të gjitha anët e botës e do dhe për këtë morëm edhe përkrahjen nga miqtë tonë në të gjitha anët e botës. Në këtë rast mbështetja shumë e çmuar që na erdhi nga dëgjuesit tonë, komuniteti shqiptarë-pejan në Nju Jork, është vërtetë për tu mos harruar kurrë. Kjo mbështetje është besim që na ipet.”-thotë Arben Rexhepi –Drejtor i ‘Radio 1’.

z. Rejmond Zeka – Kryetar i Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, me autorizim të të cilit mjetet i ka sjellur dhe dorëzuar z. Ramiz Kelmendi-anëtarë i dëshmuar i kësaj shoqate, u shprehë se Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork menjëherë ka qenë e gatshme të veproi në mbështetje të kësaj iniciative, meqë të gjithë pejanët dhe shqiptarët kanë nevoj për një radio të mirëfilltë, për diçka të re. Zeka më tutje ka thënë se i është mirënjohës të gjitha atyre që kontribuan e pa të cilët Shoqata e tyre nuk do ishte e tillë në asnjë funksionim.

“Së pari mendoj se ju e meritoni mbështetjen e të gjithëve. Ne e kemi të njohur rrjedhën e realitetit tuaj. Së dyti, që është shumë me rëndësi, kjo mbështetje ju vie nga njerëzit tonë të vullnetit të mirë pa të cilët Shoqata nuk do kishte mundësi të bënte asnjë hap. Juve ju mbetet të punoni dhe ju shkoftë mbarë. Ne nuk flasim shumë por falë anëtarëve që i kemi, ne punojmë tepër. Ju presim të na vini këtej me zërat dhe emisionet e juaja nëpërmjet valëve.”-tha  Zeka.

Shumën e mjeteve në vlerë prej 6 mijë e 500 dollarësh amerikan, në emër të ‘Radio 1’, e kanë pranuar Arben Rexhepi, Fitim Behluli dhe Ervin Behluli, me çrast janë këmbyer edhe dhurata simbolike nga të dyja palët.

“Ne po bëjmë radio të re, të munguar. Jemi po ata 11 kolegë që bëmë radio edhe dikur. Bëmë radio dhe ngritëm radio menjëherë pas luftës. Ne tani nuk duhet të shohim prapa dhe të gjitha po i kthejmë në energji për të pasur sukses nesër. Kjo mbështetje që na vie sot nga Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork, nga Ramizi, Koçani, Rajmondi e dhjetëra pejan është përgjegjësi dhe obligim që tua zbardhim fytyrën me sukses, me program të mirë. Shqiptarëve tonë atje do t’ua dërgojmë Pejën dhe Kosovën nëpërmjet valëve tona. Pra me këtë radio, Pejën do ta çojmë në Nju Jork, Londër, Skandinavi e kudo. Thjesht jemi bashkuar me të gjithë dhe Pejës e Kosovës po i japim një Radio e cila do të jetoj gjithmonë. Njerëzit një ditë ikin, siç edhe na iku Hivziu, (Hivzi Krasniqi që pritej ti bashkohej këtij projekti) dhe suksesi, vet projekti mbetet. Peja e Kosova do të identifikohet me këtë radio falë punës së përbashkët që do ta bëjmë me të gjithë. Jemi staf i dëshmuar, Beni, Ervini, Arbëri, Linda, Oresti, Festimi, Shpresa, Erolli, Duki, Flora dhe të tjerë që do na bashkohen, pra që të gjithë njerëz të ndershëm. Radio nuk është e jona. Radio është e dëgjuesve. Siç edhe e tha Beni, jemi shumë obligues, sepse po të beson dikush, ende pa filluar diçka.” -tha me ketë rast Fitim Behluli-Kryeredaktor i ‘Radio 1’.

Mjetet financiare që Shoqata “Peja” në Nju Jork ka dërguar për “Radio 1’, janë planfikuar për investimet e para në teknologjinë e dorës së fundit, çfarë e kërkon një radio-stacion i ri me standarde europiane.

Projektin e “Radio 1”, pritet ta mbështesin edhe Shoqata të tjera nga diaspora, të cilat veçse kanë filluar iniciativat e tyre.

‘Radio 1’ dhe portali Njeshi, pjesë dhe hapësirë të veçant në planifikimin  e vet programor do ti kushtojë shqiptarëve të diasporës.

“Radio 1’ është në pritje të procedurave dhe afateve ligjore konkurruese për të nisur nga puna.

Vlen të theksohet se Shoqata “Peja” në Nju Jork është themeluar në shtator të vitit 1998. Kjo shoqatë ka një ndikim dhe autoritet të madh në zhvillimet për Pejën dhe Kosovën në SHBA. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...