8.4 C
Pec
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork zgjedhë Kryesinë e re, Rejmond Zeka, kryetar edhe për një mandat

Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork, njofton se ka mbajtur Kuvendin e rregullt zgjedhor, nga i cili kanë dalur organet e reja drejtuese të saj.

Me vota unanime ky Kuvend i ka besuar edhe një mandat dy-vjeçar, kryetarit aktual të shoqatës, Rejmond Zekës.

Në përgjegjësitë e reja janë zgjedhur me votë, Mimoza Nela-Nënkryetare, Adriatik Shala-Tiki-Sekretar, Reshat Kelmendi -arkëtar ndërsa anëtarë të kryesisë, Nevzat Bakraqi, Driton Çavdarbasha, Liljana Kaliqani, Teuta Zeka dhe Ilir Pishtani.

Komunikata e plotë:

Të nderuar bashkëvendas,

Shoqata “Peja”-New York, mbreme me 2 mars 2024 ne pranine e shume anetareve mbajti zgjedhjet e saja të rregullta për Kryetar dhe Kryesine e re per mandatin dyvjeçar 2024/26 , ku me vota unanime u zgjodh Kryesia e Shoqates me kete përberje:

Kryetar z. Rejmond Zeka

Nënkryetare. znj. Mimoza Nela

Sekretar z. Adriatik Shala-Tiki

Arkatar z. Reshat Kelmendi

Ndërsa për antarë të kryesisë zgjodhi :

z. Nevzat Bakraqi

z. Driton Çavdarbasha

znj. Liljana Kaliqani

znj. Teuta Zeka

z. Ilir Pishtani

Duke ju falenderuar Kryesise se mëparshme për punën e shkëlqyer që kanë bërë për ti dhënë jetë kësaj shoqate, urojmë qe Kryesia e re të punojnë me përkushtim për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të Shoqatës “Peja”-New York.

Njeherit bëjmë apel që edhe bashkëvendasit tjerë që jetojnë në New York dhe rrethinë t’i bashkangjiten Shoqatës që të jemi sa më afër njëri tjetrit dhe të jemi edhe më frytdhënës në punën tonë.-thuhet në komunikatën nga Shoqata “Peja”-Nju Jork.

Ndryshe, Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork kanë qenë mbështetëse e fillimit të projektit ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ që në hapërimet e para në vitin 2019./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...