12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Shoqatat ‘PEJA’ e Nju Jorkut dhe e Londrës, festuan bashkë 16 vjetorin e Pavarësisë

Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork dhe Shoqata ‘Peja’ në Londër, janë bashkuar këtë herë në një  organizim madhështorë po në Londër, për të shënuar 16 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Me motivacion për ruajtjen e traditave shqiptare ku festat na bashkojnë, shqiptarë të shumtë nga Nju Jorku kanë udhëtuar në Londër në një pritje madhështore nga Shoqata ‘Peja’ atje, për Cfarë kryetari Shoqëtës ‘Peja‘ në Nju Jork, Rejmond Zeka ka drejtuar një letër falënderuese për nikqoqirët, për pritjen vëllazërore e madhështore.

‘Shfrytëzoj rastin në emër timin personal si kryetar i Shoqates ‘Peja -Ny’ ‘dhe gjithë grupit tonë nga USA që kemi qenë prezent, të falënderojmë nga zemra Shoqaten ‘Peja – Londër’,  duke filluar nga miku im Alban Beqiri njëkohësisht edhe kryetar i Shoqates ‘Peja-Londër’, si dhe gjithë Kryesinë e Shoqatës një nga një për organizimin dhe respektin që na kanë dhënë gjatë qëndrimit tonë atje. Gjithëashtu falënderojmë edhe gjithë të pranishmit e tjerë që ishin në këtë mbrëmje dhe festuam së bashku këtë festë të veçant. Urime edhe njeherë   përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.’-ka shkruar kryetari i Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, Rejmond Zeka.

Në mbrëmjen fesitve të përbashkët, të pranishmit i ka argëtuar këngëtarja e njohur Rina Ramadani, përcjellur nga Agon Ramadani.

Festa e dy Shoqatave ka vazhduar edhe në një mbrëmje në Londër, ku Shoqata nikoqire ‘Peja’ e Londrës, ka surprizuar me organizim për mysafirët, në lokalin e babait të yllit botërorë shqiptarë, pejanes Rita Ora, Besnik Sahatçiut, ‘The Queens Arms’./Njeshi&RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...