Në aksionin e sotëm është vendosur një gyp i gjatë disa metra përgjatë urës “Mihlet Bahqe” nën të cilën urë kalon Lumbardhi, si formë e demostrimit se si do të shpërdorojnë pasurinë natyrore të Kosovës disa persona.
Ndërtimi eventual i hidrocentralit në Lumbardh sipas organizatorëve të këtij aksioni do të shkatërronte Lumbardhin, lum i cili është një nga bukuritë që e identifikon Pejën.
“Kelkos Energy” është kompania e kontraktuar nga Qeveria, e cila është thënë se do të investojë rreth 97 milionë euro për ndërtimin e pesë hidrocentraleve.