Ai thotë se takime të shumëta janë zhvilluar me institucionet por do të vijojnë dhe në ditët në vijim për ti dhënë fund mundësisë së ndërtimeve të Hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës por edhe në të gjithë Kosovën.
“Shoqëria Civile pas protestës së fuqishme në Pejë po vazhdon me aktivitet të tjera në kundërshtim përfundimtarë në mundësin e ndërtimeve të mundshme të Hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës, shumë takime janë zhvilluar me institucionet përgjegjëse takime që do të vazhdojnë edhe në ditët në ardhje. Një instalacion me gypa është vendosur në qendër të qytetit, peticioni po vazhdon me një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve, dhe shumë aktivitete të tjera do të realizohen varësisht edhe nga rrjedhat e mundëshme se si do të veprojnë institucionet përgjegjëse, që përfundimisht të ndalet dhënia e mundësive të reja për të ndërtuar Hidrocentrale tjera jo vetëm në rajonin tonë por në të gjithë Kosovën”.-ka thënë Mujaj.
Shoqëria Civile do të vazhdojnë të protestojnë kundër shkatërrimit të Lumbardhit dhe bukurive natyrore të Pejës.
Ndryshe “Kelkos Energy” është kompania e kontraktuar nga Qeveria, e cila është thënë se do të investojë rreth 97 milionë euro për ndërtimin e pesë hidrocentraleve. Kjo kompani është pjesë e grupit austriak të energjisë Kelag, i cili është i angazhuar në projekte të ngjashme në shtetet ish-Jugosllave. Angazhimi i kompanisë në projektet e hidrocentraleve është shoqëruar me kritika të larta dhe rezistencë të fortë të komunitetit në rajon.