2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Shoqërohen në polici dy persona si të dyshuar për sulm ndaj deputetit serb, Sllobodan Petroviq

Dy persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për përfshihje në rastin e rrahjes së deputetit serb, Sllobodan Petroviq në një restorant në afërsi të Kuvendit të Kosovës

Policia rajonale e Prishtinës ka dhënë detaje rreth rastit.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes të tre personave”.

“Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona për të cilët ekziston dyshimi se mund të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.

“Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.

“Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera”, bën të ditur policia

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...