21.9 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Shpallet konkursi për hartimin e Master Planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz

Pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, është shpallur konkursi për hartimin e Master Planit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shënimi në Facebook, ministri Hajrulla Çeku.

“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit.

Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, thuhet në njoftimin e ministrit Hajrulla Çeku.

Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...