Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni bëri të ditur se dje kanë pranuar dorëheqjen e Isufajt.
“Dje jemi njoftuar se anëtari i Këshillit, Blerim Isufi, ka ofruar dorëheqje nga anëtarësia e tij në Këshill. Ai ka thënë se ketë vendim e ka marrë për arsye personale”, tha ai.
Pas kësaj, Këshilli Prokurorial mori vendim që të hapë konkursin për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Këshilli ka themeluar edhe Komisionin për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës me kryesues Besim Kelmendin, Drita Hajdarin dhe Xhevdet Bislimi anëtarë.
]]>