22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Shpërndante kokainë në Prizren, i dyshuari duke i ikur Policisë shkakton vetë-aksident

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prizren, ku i dyshuari i cili shpërndante kokainë nuk i është ndalë Policisë, ndërkaq duke ikur ka shkaktuar vetë-aksident.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Edit Durham” në Prizren, të mërkurën në ora 16:00.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke bërë shpërndarjen e substancave narkotike të llojit Kokainë. Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e narkotikëve kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin mashkull kosovar me veturën e tij, por i njëjti në sinjalizimin për ndalje nuk është ndalur dhe gjatë ikjes duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident dhe i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Zyrtarët policor gjatë ndjekjes së të dyshuarit në teren të papërshtatshëm kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari pas përpjekjeve policore është arrestuar dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 2.24 gram.

Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar tri lokacione ku në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar një armë revolver pa fishekë, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 67.07 gram.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...