4.9 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Shpërthejnë grushtet në Prizren, sulmohet basketbollisti i Pejës nga tifozët vendas

Është ndërprerë sfida mes Bashkimit dhe Pejës pesë sekonda para fundit të saj.

Rezultati ishte 84:78 për skuadrën vendase, derisa kanë filluar përleshjet në palestrën Sezai Surroi në Prizren.

Kanë qenë disa tifozë vendas që ishin ulur në parket që kanë goditur basketbollistin e Pejës, Marques Townes.

Ka qenë klubi pejan që ka reaguar në faqen zyrtare, derisa kanë raportuar se Townes është goditur me grushte pas kokës.

Reagimi i plotë nga KB Peja:

5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushte pas kokës.

KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme.

  

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...