35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Tutje, policia njofton se nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raport të policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...