5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Shpërthen zjarri në Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas

Fabrika e Plastikës në Parkun e Biznesit në Korroticë të Drenasit sot është përfshirë nga flakët.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit”.

“Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...