Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një agjensie funerale në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pranë Urgjencës.
Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, siç raporton A2.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /Njeshi/