Një bombë është hedhur në Gjykatën Themelore në Podgoricë mëngjesin e sotëm. Jozyrtarisht mësohet se ka viktima dhe të plagosur.
Sipas informacioneve të para nga policia, një person ka aktivizuar bombën në hyrje të gjykatës.
Supozohet të jetë një vetëvrasje.
Gjatë shpërthimit, në gjykatë kishte një numër të madh personash.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e ambulancës dhe policisë. /Njeshi/