14 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Shpërthim në një qendër të testimit për COVID-19 në Holandë

Pak para hapjes së qendrës të testimit kundër COVID-19 në Bovenkarpsel, në veri të Amsterdamit, ka ndodhur një shpërthim.

Për fat të mirë, në këtë qytet holandez askush nuk është lënduar. E mediat lokale, raportojnë se shpërthimi ka ndodhur jashtë qendrës së testimit.

Si rezultat i shpërthimit, janë thyer disa dritare, kurse në vendin e ngjarjes ishte prezent punonjësi i sigurimit që nuk është lënduar.

Në anën tjetër, policia ka bllokuar zonën përreth ku ka ndodhur shpërthimi. Besohet se cak i sulmit, ishte qendra e testimit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...