16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Shpërthim nga bombola e gazit në një shtëpi në Bajr, tre të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një shpërthim që ka ndodhur sot në një shtëpi në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi nga bombola e gazit.

Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës, tha për media , se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital ndërsa policia po merret me rastin.

 

Konfirmimi i tij i plotë:

Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë  Tepelena”,  tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...