18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi ndez alarmin për cunami, mbi 11 mijë njerëzve u kërkohet të largohen nga vendi

Mijëra njerëzve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre pasi një vullkan indonezian shpërtheu duke bërë që hiri i tij të shpërndahet edhe në zonat e banuara.

Ruang, vullkan ky 725 metra në veri të ishullit Sulawesi, ka shpërthyer të paktën pesë herë në 24 orë, sipas Qendrës së Indonezisë për Vullkane dhe Fatkeqësi Gjeologjike.

Autoritetet janë të shqetësuara se një pjesë e tij mund të shembet në det dhe të shkaktojë cunam.

Andaj, njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë, të paktën 6 kilometra larg.

Bëhet e ditur se edhe aeroporti Sam Ratulangi në Mando është mbyllur, ndërsa mbi 11 mijë njerëz janë urdhëruar të largohen nga zona. Ata do të dërgohen në qytetin më të afërt i cili është gjashtë orë me anije.

Indonezia si arkipelag me 270 milionë banorë, ka 120 vullkane aktive.

Në vitin 2018, shpërthimi i vullkanit Anak Krakatu shkaktoi një cunami të madh dhe la të vdekur 430 njerëz. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...